Mbi 15 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Kosovë&Rajon

Mbi 15 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i të infektuarve me COVID-19 po vazhdon të rritet në Kosovë, teksa në fillim të këtij viti më 1 janar ishin 492 raste aktive, tani duke u bazuar në të dhënat e fundit janë mbi 15 mijë raste aktive.

Sipas raportit të ditës së djeshme të IKSHPK-së, nga 11.883 testime, mbi 3 mijë e 200 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës. Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247. Në total numri i rasteve aktive është 15.247”, thuhet në njoftim.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Kujtojmë se që nga dita e djeshme kanë hyr në fuqi masat e reja për parandalimin e virusit COVID-19, disa nga to janë ora policore tashmë fillon nga ora 22:00 deri në 05:00, gastronomia duhet të mbyllet në ora 21:00./Express

ME TE LEXUARAT