Masakrat në Serbi, Vuçiç paralajmëron qytetarët: Pas 8 qershorit, dënimi për armëmbajtje pa leje është 15 vite burg
Lajmifundit
/
23 Maj 2023, 22:13
Kosovë&Rajon
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se në fushatën e nisur për çarmatosjen e vendit, nismë e ndërmarrë pas dy masakra me dhjetëra të viktima në shkollat e Beogradit, deri tani janë dorëzuar një sasi e konsiderueshme armësh.
Ai u shpreh se vetëm në një vendgrumbullim, janë dorëzuar 20 kilogram tritol, mina, granata dore, fishekë, automatikë, etj.
Sipas tij, i gjithë ky arsenal është dorëzuar nga vetëm një njeri.
“Kërkoj nga qytetarët të kryejnë dorëzimin deri në 8 qershor. Pas 8 qershorit, kushdo që do të kapet me armë pa leje, do të dënohet me15 vite burg. Nuk po kërkojmë emra”, tha Vuçiç.