Letra që Sokol Halili shkroi pasi vrau ish-gruan shtatzënë: Nuk kam fëmijë për të shitur...

Kosovë&Rajon

Letra që Sokol Halili shkroi pasi vrau ish-gruan shtatzënë: Nuk

Sokol Halili, i cili vrau ish-gruan shtatzënë pranë maternitetit, ka lënë një letër që është zbuluar pak orë pasi ai i dha fund jetës.

Sipas mediave kosovare letra është dorëzuar në momentin që autori ishte kthyer në shtëpinë e tij, ndërsa policia e kërkonte për vrasjen e 35-vjeçares Hamide Magashi.

Në të ai shkruan se ka qenë i vetëdijshëm në atë që ka bërë, pasi nuk ka qenë dakord me planin që ish-gruaja kishte bërë pasi kishte mbetur shtatzënë, për sa i përket fëmijës së tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në lidhje me këtë rast desha të tregoj të vërtetën. Këtë punë e kam kryer me plot vetëdije por edhe i kam treguar gruas sime se nuk e kam tradhtuar po e ka ditur dhe kërkuar çarë është folur e po flitet nëpër media dhe televizor nuk është folur për në asnjë vend e vërteta në pika të shkurtra për të treguar sa për raportet shumë të mira i kemi pasur, që kam pas fakte fakte për të treguar se gruaja ime pasi ka mbetur shtatzënë më ka treguar një plan të cilin e kishte menduar dhe të cilin e kishte folur edhe me motrat e saj kur e ka kuptuar se është shtatzënë më tha të bëjmë një marrëveshje veç unë dhe ti, më pati thënë të paguaj sa të shkon një gjak ti jap 25 mijë euro këtë fëmijë që kam në bark të më çosh tek shtëpia e babait tim dhe ta rris unë atë fëmijë … Më ke marrë në qafë kështu dhe unë nuk kam fëmijë për të shitur…”, shkruhet në letrën e siguruar nga televizioni G7.

Si ndodhi ngjarja:

Krimi i rëndë ndodhi të mërkurën para maternitetin të quajtur Gjinekologjia Universitare e Kosovës (QKUK).

Viktima Hamide Magashi u vra nga Sokol Halili para maternitetit në Prishtinë dhe nuk mundi dot t’i shpëtonte plagëve. Ata ishin martuar këtë vit, po së fundmi ishin ndarë dhe kishin probleme me njëri-tjetrin. Gjatë autopsisë së trupit të viktimës janë gjetur tre plumba një në kokë dhe dy në gjoks.

Pas një martese jo të shëndetshme me autorin, 35-vjeçarja zgjodhi të jetonte e vetme në Llugaxhi të Lipjanit, ku herë pas here e motra shkonte dhe kujdesej për të.

Sipas familjarëve të viktimës, kjo e fundit kishte gjashtë muaj që mbahej e mbyllur në shtëpi nga bashkëshorti, madje edhe autoritetet kanë qenë të njoftuar në lidhje me abuzimin dhe i kishin dhënë asaj urdhër mbrojtjeje.

Kjo është vrasja e dytë e grave në një javë në Kosovë. Më 25 nëntor një burrë vrau gruan e tij në Prishtinë. Të dyja vrasjet ndodhën ndërsa në Kosovë po mbahet një fushatë 16 ditëshe kundër dhunës ndaj gruas me moton “as edhe një më shumë”. Policia e Kosovës tha se nga janari i këtij viti e deri në muajin tetor, janë shënuar dy mijë e 273 raste të dhunës në familje./t7

ME TE LEXUARAT