Kuvendi i Kosovës miraton ndarjen e buxhetit për vitin 2025, opozita nuk merr pjesë në votim

Kosovë&Rajon

Kuvendi i Kosovës miraton ndarjen e buxhetit për vitin 2025, opozita

Me 59 vota pro dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën në parim Projektligjin për ndarjen e buxhetit të shtetit për vitin 2025.

Partitë opozitare nuk kanë marrë pjesë në votim, edhe pse se shprehën kritika për projektbuxhetin 2025.

Qeveria e Kosovës më 30 tetor miratoi projektbuxhetin për vitin e ardhshëm në vlerë 3 miliardë e 600 milionë euro apo rreth 300 milionë euro më i madh se në vitin 2024.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

916.5 milionë euro pritet të shkojnë për paga, duke përfshirë një rritje prej 55 euro për çdo punonjës të sektorit publik nga janari, ndërsa 110 euro nga korriku.

Po ashtu 105 milionë euro shkojnë për barna esenciale dhe materiale të nevojshme shëndetësore.

ME TE LEXUARAT