Kurti: Historia e Kosovës së pavarur nuk mund të shkruhet pa Reçakun

Kosovë&Rajon

Kurti: Historia e Kosovës së pavarur nuk mund të shkruhet pa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se lajmi për masakrën e Reçakut ka arritur në çdo cep të botës.

Në 23-vjetorin e saj, ai deklaroi se në këtë masakër janë vrarë 45 civil të pafajshëm dhe të paarmatosur, përfshirë gra e fëmijë.

“Nëse nuk tronditemi sot diçka nuk është mirë me ndërgjegjen tonë. Më 15 janar të vitit 1999, Reçaku në orët e hershme të mëngjesit u gjet i rrethuar nga policia speciale, forcat ushtarake dhe paramilitare serbe. Atë ditë ata vranë 45 civilë të paarmatosur e të pafajshëm, mes tyre gra dhe fëmijë. Lajmi i krimit që ndodhi tek shtëpia e Sali Osmanit dhe tek ‘Kodra e Bebushit’, arriti në çdo cep të botës”, deklaroi ai.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Kurti tha se historia e Kosovës së pavarur nuk mund të shkruhet pa Reçakun.

“Historia e Kosovës së pavarur nuk mund të shkruhet pa Reçakun, njësojë si nuk mund të shkruhet pa Prekazin, Mejën, Krushën e Madhe e të Vogël, Dubravën, Poklekun, Rrezallën, Izbicën, Gjakovën, Qyshkun, Qirezin e Likoshanin e shumë vende të tjera të Kosovës që ishin viktima të mbi 400 masakrave gjatë luftës së fundit të vitit 1998 dhe 1999”, ka thënë Kurti.

ME TE LEXUARAT