Kreu i ushtrisë serbe viziton kufirin me Kosovën: Jemi të gatshëm për të sulmuar

Kosovë&Rajon

Kreu i ushtrisë serbe viziton kufirin me Kosovën: Jemi të

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviç, ka vizituar sot pjesën e Forcave të Armatosura të Serbisë, të angazhuara në kontrollin e Zonës së Sigurisë Tokësore dhe sigurimin e vijës administrative me Kosovën dhe Metohinë.

Ministria e Mbrojtjes serbe shkruan se me atë rast, Mojsiloviç shqyrtoi nivelin e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura serbe në zonën e bazave “Tabalije” dhe “Rudnica” dhe aftësinë e tyre për të reaguar shpejt në rast nevoje dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë në këtë pjesë të vendit.

Në dritën e ngjarjeve të fundit në Kosovë, Mojsiloviç shprehu kënaqësinë e tij për gatishmërinë e lartë luftarake të forcave të Forcave të Armatosura Serbe dhe faktin se ushtarët dhe oficerët janë të gatshëm për të sulmuar.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Gjatë vizitës në bazat në Zonën e Sigurisë Tokësore, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë shoqërohej nga komandanti i Forcave Tokësore, gjenerallejtënant Milosav Simoviç, shefi i Drejtorisë Operative (J-3), Želimir Glišovic, dhe shefin e Drejtorisë së Logjistikës (J-4), Srđan Petković.

ME TE LEXUARAT