Kosovë/ Vendim i Qeverisë për çmimet gjatë 24 orëve: Nafta jo mbi 1.85 euro, benzina jo mbi 1.74

Kosovë&Rajon

Kosovë/ Vendim i Qeverisë për çmimet gjatë 24

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për ditën e hënë.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.85 euro për litër, i benzinës 1.74 euro dhe i gazit 0.78 euro.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së hënës dhe janë valide 24 orë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kësisoj, ministria pritet të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Javëve të fundit, çmimi i naftës në Kosovës ka shënuar vlera rekorde, duke u rritur dita-ditës.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës pati thënë ditë më herët se rritja e çmimeve po reflektohet në tregjet ndërkombëtar. Megjithatë ka pasur kritika lidhur me operatorët që nuk po i ulin çmimet kur nafta po shënon rënie në bursë.

Për një javë çmimet e derivateve janë rritur për 15 centë.

ME TE LEXUARAT