Konsiderohet si "HERO" dhe fotot e tij po bëjnë xhiron e rrjetit, kush e vrau autorin e masakrës në Malin e Zi

Kosovë&Rajon

Konsiderohet si "HERO" dhe fotot e tij po bëjnë xhiron e

Mali i Zi u trondit pasditen e djeshme nga një masakër në Cetinje, ku 34-vjeçari Vuko Boriloviç vrau 10 persona me armë gjahu dhe plagosi 6 të tjerë.

Pasi, vrau dhe plagosi shumë fqinj të tij, edhe pse i rrethuar nga policia, ai nuk pranonte të dorëzohej. Është dashur ndërhyrja e një prej fqinjëve, i cili e qëlloi për vdekje.

Deri më tani, autoritet nuk kanë dhënë detaje mbi autorin që vrau Boriloviç, por në rrjetet sociale po qarkullojnë me shpejtësi fotot e tij.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Bëhet fjalë për një person të quajtur Nenad Neno Kaluderoviç, për të cilin kanë qenë të shumta në rrjet duke e konsideruar dhe si një hero.

Disa prej reagimeve në rrjet:

“Njeriu që pastroi rrugët e Cetinjës nga demonët! Hero, hero! Ju shpëtuat disa jetë sot!

 Burgu nuk është për ty sepse nuk ke shkelur ligjin, ke mbrojtur veten, ke shpëtuar një numër të madh të fqinjëve, kumbarëve, miqve. I gjithë Mali i Zi është me ju në këto kohë të vështira!”

“Është e trishtueshme të thuash ndonjë gjë, por për ty o burrë, Zoti të rruajttë, për ty liria është urdhër guximi se ke shpëtuar një akt më të keq.”

“Të bësh të keqen duke u mbrojtur nga e keqja, aty nuk ka krim.”

ME TE LEXUARAT