Këshilltari serb i shkruan gazetares: Të thashë, Vuçiç do fajësojë Kosovën! Më ke një drekë borxh
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dhënë një intervistë për median amerikane CNN dy ditë më parë, për të folur për situatën në Kosovë, sulmin terrorist në veri dhe thirrjen e SHBA për të tërhequr ushtrinë nga kufiri.
Christiane Amanpour e ka pyetur Vuçiç për faktet e ngjarjes në Manastirin e Banjskës dhe dislokimin e madh ushtarak në kufirin me Kosovën, por ashtu siç pritej presidenti serb ka shmangur përgjigjet e drejtpërdrejta.
Për këtë, ka reaguar në platformën “X” (ish-Twitter), këshilltari serb Boban Bogdanoviq, njëherësh dhe Sekretar i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euro-Atlantike në Kosovë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Boban Bogdanoviq zbulon se ka diskutuar me Amanpour gjatë kohës që ajo ka qenë duke përgatitur intervistën me Aleksandër Vuçiç dhe kanë vënë bast me një drekë, nëse presidenti serb do i shmangej vërtet pyetjeve e për gjithçka do të gjente fajtor Kurtin dhe Kosovën.
“E dashur Christiane Amanpour, ju thashë sot, teksa po përgatisnit intervistën me presidentin Aleksandër Vuçiç, se ai nuk do t’i përgjigjet në mënyrë specifike asnjë prej pyetjeve tuaja dhe se do të akuzojë Albin Kurtin dhe Kosovën, për çka është personalisht përgjegjës! Më ke borxh drekën, unë e fitova bastin”, shkruan këshilltari serb Boban Bogdanoviq.