"Ka qenë në makinë me kriminelë serbë”, deputetja shqiptare akuza të forta Albin Kurtit

Kosovë&Rajon

"Ka qenë në makinë me kriminelë serbë”,

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj ka pyetur kryeministrin Albin Kurti, se pse siç tha ajo, policia e Kosovës e kishte zënë në makinë me kriminelë serbë në janarin e vitit 2004. Kadrijaj thotë se ka dokument që e dëshmon se Kurti ishte në atë makinë.

“Ne mundemi me bo opozitarizmin edhe në forma të tjera sepse kjo qeveri ka dështime të njëpasnjëshme. Nuk është qeveria që ka bërë punë të mira që me mujt me u marrë me këtë dhe unë kam kërkuar këtë nga z.Kurti. Kjo është një mundësi që z.Kurti të shpjegojë para opinionit të gjerë, para deputetëve se si ka rrjedh ajo ngjarje”, thotë Kadrijaj.

“Unë përveç asaj që është publikuar e kam edhe një dokument tjetër që është e vulosur, është e protokolluar. Është dokument zyrtar i policisë dhe ne i posedojmë ato fakte dhe ne kemi forma të ndryshme për të denigruar. Nëse e krahasojmë opozitarizmin tonë tash me opozitarizmin që e ka bo VV’ja, opinioni e ka kuptuar që ne të paktën po bëjmë një opozitarizëm të modernizuar dhe jo një opozitarizëm të juaj”, theksoi ajo në RTK.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Le ta sqaroj Kurti. Pyetja i është drejtuar Albin Kurtit. Pse nuk del para opinionit me sqaruar ku ka qenë në janar të vitit 2004? Pse u gjend në automobil kur u ndal prej policisë së Kosovës, pse është gjet me struktura kriminale të Serbisë? Pse ka qenë në veturë me ta?”, pyet ajo.

“Nuk ka qenë luftë, s’ka qenë para lufte që me thënë se ka qenë i detyruar. Ka qenë pas lufte sepse ka qenë viti 2004. Ja ta sqarojë. Edhe për mua është mirë që kryeministri i vendit tim me sqaruar këtë dhe me thënë se s’ka ndodh ajo. Por këtu është një fakt dhe ai duhet me sqaruar pse u gjend në veturë kur është ndal prej policisë, bashkë me forcat serbe”, tha deputetja.

ME TE LEXUARAT