“Jam tejet e shqetësuar” – Kongresistja amerikane letër Kurtit, e lut ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin

Kosovë&Rajon

“Jam tejet e shqetësuar” – Kongresistja amerikane

Kongresmenja amerikane, Claudia Tenney, këtë të premte i ka dërguar një letërKryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku i ka kërkuar që të ndërmarrë veprime të shpejta për të adresuar tensionet e krijuara në Veri të Kosovës, si dhe krijimin e Asociacionit të Komunave me Serbe.


“Unë shkruaj me shqetësim të madh për përshkallëzimin e tensioneve në Veri të Kosovës dhe mungesën e progresit në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Jam e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të serbëve të Kosovës që vazhdon të destabilizojë sigurinë në rajon”, thuhet në letrën e Tenney-t.

Kongresmenja amerikane i ka thënë Kurtit se e inkurajonë shumë atë dhe kabinetin e tij “që të mbani zgjedhje të reja për postet e kryetarëve në komunitetet me shumicë serbe, të tërhiqni plotësisht forcat speciale në komunat me shumicë serbe dhe në fund të krijoni Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, siç kërkohet me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ajo pretendon në letrën e saj se serbët e Kosovës bojkotuan zgjedhjet për katër komunat Veriore të 23 prillit, “si rezultat i politikave diskriminuese antiserbe dhe mungesës së progresit në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013”.


Sipas saj, kjo edhe ka qenë arsyeja që “çoi në një pjesëmarrje të mjerueshme” në këto zgjedhje, pasi që nga më shumë se 45 mijë votues, të drejtën e tyre e shfrytëzuan vetëm 1 mijë e 567 qytetarë.

“Pavarësisht mungesës së qartë të mandatit nga këto rezultate, këta kryetarë komunash u vendosën me forcë në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – të gjitha komunitetet me shumicë serbe të Kosovës”.

Për ta kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë në zyrat e tyre, serbët kishin dalur për të protestuar, madje kishin qenë mjaftë të dhunshëm.

Por për kongresmenen amerikane, këto kanë qenë protesta demokratike “kundër vendosjes me forcë të këtyre kryetarëve”.

“Siç theksohet në Deklarata e Përbashkët për Kosovën e bërë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, ‘nuk ka asnjë kërkesë që kryetarët e komunave të bëjnë betimin në zyrat komunale’”.

ME TE LEXUARAT