I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Kukës 57-vjeçari

Kosovë&Rajon

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në 

Një 57-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua nga policia e Kukësit në kufirin e Morinës. I arrestuari nga Kosova akuzohej për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

 “Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar A.B, 57 vjeç, banues në Tërrnave, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK Kosovë, për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës ” njoftoi policia.

ME TE LEXUARAT