Sulmi që tronditi Prishtinën, konfliktet e përgjakshme mes dy fiseve, çfarë thotë policia?

Kosovë&Rajon

Sulmi që tronditi Prishtinën, konfliktet e përgjakshme mes dy

Prishtina dhe mbare Kosova u trondit nga një sulm brutal me armë, bilanci i të cilit ishte një viktimë dhe pesë të plagosur rëndë. Plumbat u zbrazën në në rrugën “Gazmend Zajmi” në Aktash të Prishtinës rreth orës 22:00.

Vetëm disa momente më pas, viktima u identifikua si Premtim Gashi, i cili vetëm pak javë më parë kishte dalë nga burgu.Ndërkohë të plagosur rëndë mbetën Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi.

Personat e plagosur po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ku në gjendje të rëndë për jetën janë Llumnica dhe Ademi.

Mediat e Kosovës shkruajnë se pista kryesore e këtij atentati të përgjakshëm është konflikti i vazhdueshëm midis familjeve Sekiraqa dhe Capat.

Vetëm disa muaj më parë u plagos një person nga familja Capa.

Policia e Kosovës ende nuk ka identifikuar autorët e dyshuar, të paktën zyrtarisht, ndërsa

ngjarja është ende nën hetim.
Konflikti mes fiseve Sekiraqa dhe Capat

Nga familja Sekiraqa, raportohet se i plagosur mbeti “koka” e grupit, Sekirqara, i cili dyshohet se ka marrë një plagë në këmbë.

“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

“Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion.” – thuhet më tej.

ME TE LEXUARAT