Krimi në Vushtrrisë! Ky është Arsim Morina, autori që vrau punëtoren e më pas veten!
Lajmifundit
/
24 Mars 2025, 21:36
Kosovë&Rajon
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Pronari i furrës “Diellza”, Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij, Nexhmije Haradini e më pas edhe vetën.
Sipas informacioneve dy trupat e pajetë të viktimave janë gjetur tek një nënkalim që është afër furrës.
Sipas Insjander dy viktimat nuk kanë lidhje familjare mes tyre. Ndërsa motivet e kësaj ngjarje tragjike ende nuk dihen.