Tërmeti i shemb shtëpinë, bllokohet brenda në banesë i moshuari në Greqi

Kosovë&Rajon

Tërmeti i shemb shtëpinë, bllokohet brenda në banesë i

Një burrë i moshuar ka ngelur i bllokuar në shtëpinë e tij, pas tërmetit 6 Rihter që tronditi Greqinë paraditen e sotme.

Sipas mediave greke, i moshuari ka ngelur i bllokuar pasi shtëpia e tij në Mesochori, Elassona është shembur. Fatmirësisht i moshuari ka mundur të shpëtojë pas ndërhyrjes së zjarrëfikësve.

Sakaq, janë raportuar rrëshqitjet e tokës në Rrugën Kombëtare Larissa – Elassona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tërmeti ka qenë në një thellësi lokale prej 10 km, ndërsa është ndjerë për disa sekonda nga qytetarët, të cilët kanë dalë të tmerruar në ambiente të hapura. Dridhja u ndje po ashtu në Athinë dhe pjesë të tjera të Greqisë Perëndimore, kohëzgjatja e tërmetit ishte mjaft e gjatë.

Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për dëme në njerëz apo dëme materiale nga tërmeti i fortë që u ndje edhe në vendin tonë. Ndërkohë, pas këtij tërmeti, ka pasur pas lëkundje të tjera.

ME TE LEXUARAT