Dhunimi i 3-vjeçarit nga edukatoret, reagon Ministria e Arsimit: Do të marrin dënimin e merituar

Kosovë&Rajon

Dhunimi i 3-vjeçarit nga edukatoret, reagon Ministria e Arsimit: Do

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavi ka reaguar pas rastit të rëndë ku një fëmijë 3 vjeç tërhiqet zvarrë nga dy edukatore dhe kuzhinierja e një kopshti në Fushë-Kosovë.

Ministrja dënon ashpër dhunën teksa thotë se kushdo që e ka ushtruar do të marrë dënimin e merituar dhe se institucionet do të marrin masa të menjëhershme.

“Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor. Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar.

Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme. MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve”, thuhet në reagimin e ministres.

Videon e ka publikuar familjari Fatos Geci, i cili ka thënë se viktima e dhunës është nipi i tij trevjeçar.

ME TE LEXUARAT