"I dashur zoti Biden", 9-vjeçari shqiptar i shkruan letër presidentit amerikan, kërkesa e veçantë

Kosovë&Rajon

"I dashur zoti Biden", 9-vjeçari shqiptar i shkruan letër Një 9 vjeçar nga Kosova me emrin Diell Sadriu i ka shkruar një letër Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, ku i kërkon mbështetjen e tij për të mësuar më shumë rreth rreth Amerikës në shkollë. Duke respektuar të gjitha rregullat e mirësjelljes, nxënësi i klasës së tretë tregon më tej që ai dëshiron të dijë më shumë rreth historisë, sportit, apo trashëgimisë amerikane.

"I dashur zoti Biden", 9-vjeçari shqiptar i shkruan letër

“I dashur Z. Biden,

Shkëlqesia juaj, i dashur Z. President

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shpresoj se jeni mirë dhe keni pasur një fillim të mirë në Shtëpinë e Bardhë.
Emri im është Diell Sadriu, jam nga Kosova, Prishtina. Jam 9 vjeç dhe jam në klasën e tretë në British School of Kosova.

Po ju shkruaj për të ju kërkuar me mirësi mbështetje: Në shkollën tonë ne mësojmë lëndë të ndryshme, por mësojmë shumë pak për SHBA-në. Për shembull: historinë amerikane, sportin, trashëgiminë amerikane, etj.

Pres të marr përgjigje nga ju së shpejti, me urimet më të mira, Diell Sadriu“, shkruan ai.

Lajmin e ka bërë publik Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

“Një nxënës i klasës së tretë, nëntë vjeç nga Kosova i shkruan një letër presidentit të SHBA-së, Joe Biden duke kërkuar mbështetjen e tij, sepse ai do të donte të mësonte më shumë rreth SHBA-së në shkollë. Nuk ka asgjë më të lezetshme sesa kjo”, shkruan Çitaku.

ME TE LEXUARAT