Haradinaj ia thotë troç Prokurorit: Kam vrarë ushtarë serb sa kam mundur, jo aq sa kam dashur
Nasim Haradinajt, ish-ushtar i UÇK-së, është ende në proces gjyqësor në Hagë, në Gjykatën Speciale të Kosovës. Ai ka dhënë dëshminë e tij dje në gjykatë pasi akuzohet për publikimin e dokumenteve që dyshohet ë kenë rrjedhur nga Specialja. Ai ka thënë se të gjitha veprimet e Organizatës së Veteranëve ku është nënkryetar janë ndërmarrë për shkak të transparencës.
Haradinaj para Prokurorit të Gjykatës Speciale ka thënë se në Koshare ka vrarë ushtarë të MIlloshevicit, por që sipas tij nuk ka mundur aq sa ka dashur.
“Në Koshare ushtarë s’kam mujt me vra sa kom dashtë, as ata s’kanë mujt me më vra, lufta është luftë. E di që kom gjujtë dhe kom vra ushtar të uniformuar, bile s’kam mujt me vra sa kam dashtë, s’ka të bëj kjo me civil.” ka thënë Haradinaj.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Ai tutje ka thënë se ka vra edhe oficer, siç ka kuptuar nga armiku. Ndërsa ka shtuar se nga Suedia nuk është kthyer për të dhënë lule, por për të dhanë jetën.
“Kam vra ushtar, bile edhe oficer, s’jam kthy nga Suedia me dhënë lule, jam kthye me e dhanë jetën. Jam plagosë nga ata, por në vendin tim me kanë sulmu dhe i kam sulmu, nuk jam shku në Serbi, por në vendin tim me uniformë kam qenë.Shqiptarja