“Grupi i Tiranës”, Abdixhiku flet për zyrtarët e VV-së: Duan ta largojnë Kosovën nga SHBA

Kosovë&Rajon

“Grupi i Tiranës”, Abdixhiku flet për zyrtarët e

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se brenda VV-së ekziston një “Grup i Tiranës” që dikton politikat e këtij subjekti i cili është në pushtet në Kosovë.

Sipas Abdixhikut, ky grup ka për qëllim të krijojë politika anti-amerikane dhe ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që t’i hetojnë.

“Shpjegim nuk kam sikur se Grupi i Tiranës që bën politikat shtetërore të Kosovës. Grupi i Tiranës që ka mision politik largimin e Kosovës nga rruga pro-amerikane. Ideologët e VV-së që bëjnë luftë hibride dhe paraqesin shtyllat identitare të programit qeveritar dhe ua shkruajnë fjalimet e të gjithë grupit parlamentar të VV-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ato fjalime e mesazhe politike ndaj aleatëve të Kosovës. Po ti dëgjosh ata, SHBA-ja është shitur. I kërkoj institucioneve të vendit që të bëjnë verifikimin e tyre pasi misioni i tyre është që të prishen marrëdhëniet me partnerin tonë kryesor”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se nuk ka asgjë kundër Shqipërisë, për të cilën është kritikuar nga eksponentë të pushtetit, por vetëm kundër këtij grupi brenda VV-së.

“Po flas për një grup të Tiranës që familjet i mbajnë jashtë Kosovës dhe vijnë si parashutistë e që po bëjnë politika anti-kombëtare, anti-shqiptare dhe anti-amerikane.

Po bëj thirrje për herë të tretë sot. Po flas për këta, e po mundohen të më bëjnë si politikan kundër Shqipërisë. Jo kjo nuk qëndron. Unë me Edi Ramën dhe Sali Berishën kam raporte shumë të mira. Ne bisedojmë”, përfundoi ai në emisionin Pressing në T7.

ME TE LEXUARAT