Gjykata Speciale lejon Hashim Thaçin të vizitojë Kosovën "për arsye familjare"
Gjykata Speciale ka bërë me dije se paneli i gjyqtarëve ka aprovuar një vizitë të ish-presidentit Hashim Thaçi tek familja e tij në Kosovë.
“Për arsye detyruese humanitare, trupi gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për takim me familjen,” shkruhet në njoftim.
Njoftimi thekson se ish-presidenti Hashim Thaçi vazhdon të mbetet në paraburgim në Dhomat e Specializuara dhe se për te realizuar këtë vizitë është mbështetur nga Policia e Kosovës dhe EULEX.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës,” thotë njoftimi.