Gjenden të pajetë 4 persona në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kosovë&Rajon

Gjenden të pajetë 4 persona në Prishtinë, Policia nis

Polica në Prishtinë ka nisur hetimet për vdekjen e 4 personave, të cilët janë gjetur të pajetë ditën e djeshme.

Sipas mediave kosovare, viktimat janë të gjinisë mashkullore dhe nga lokacione të ndryshme të qytetit të Prishtinës.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, thuhet se trupat e pajetë të 4 personave janë dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Lidhur me pyetjet e juaja, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë janë dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit, derisa rastet janë iniciuar si “hetim mbi vdekje”,- tha zëdhënësja Laureta Ulaj.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj ka vijuar më tej duke thënë se nuk mund të bëhen publike detajet e këtyre rasteve, pasi janë në pritje të raporteve të autopsisë dhe rezultateve të hetimit, që do të ndihmojnë në sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes së tyre.

“Lidhur me detajet e këtyre rasteve, në këtë fazë nuk mund t’i ndajmë me ju, për shkak se mbesim në pritje të raporteve të autopsisë dhe të rezultateve nga hetimi, të cilat do të ndihmojnë në sqarimin e plotë të tyre”,- përfundoi zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

ME TE LEXUARAT