Frikë në një shkollë në Serbi, një nxënës kërcënon të vrasë 30 shokë të klasës, prindërit të alarmuar
Një incident është raportuar në Serbi. Mediat serbe shkruajnë se prindërit kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët për mësim, pasi në një shkollën fillore në lagjen Sutivan, në Serbi, ka dyshime për kërcënime.
Raportohet se një 13-vjeçar kërcënon se do të vrarë 30 nxënës dhe se ka bërë edhe një listë me emrat e tyre. Nisur nga ky fakt dhe të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre, prindërit kanë zhvilluar edhe një takim me drejtoreshën e shkollës Milijana Boshkoviç, dhe gjithashtu kanë bërë thirrje që autoritetet të reagojnë.
Prindërit pretendojnë se ky institucion nuk është më i sigurt për qëndrimin e fëmijëve të tyre, shkruan novosti. Nëna e njërit prej nxënësve është shprehur: “Djali më tha se një fëmijë ka gati një listë studentësh për t’i vrarë dhe se fëmija im ishte i pari në këtë listë”. Nxënësi për të cilin është ngritur edhe shqetësimi, më herët është paraqitur në shkollë me armë dhe gjithashtu ka qëlluar në ambientet e jashtme të shkollës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërkohë nga ana e policisë është theksuar se po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe se disa persona janë marrë në pyetje.