Ferit Hoxha: Nuk do ta sjellim Kosovën në “KS”, dialogu në Bruksel

Kosovë&Rajon

Ferit Hoxha: Nuk do ta sjellim Kosovën në “KS”, dialogu

Shqipëria këtë muaj mori udhëheqjen e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ambasadori i Shqipërisë, Ferit Hoxha ka mbajtur fjalimin e parë me marrjen e Presidencës.

Njëri nga gazetarët e pyeti nëse Kosova do të jetë temë diskutimi e Këshillit të Sigurimit derisa Shqipëria është në krye gjatë shtatorit dhe se çfarë do të bëjë Shqipëria për të përmirësuar situatën.

“Është një gjë që e di shumë, shumë mirë. Po provoj ta bëj në një minutë. Çështja e Kosovës dhe misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë është në agjendën e Këshillit të Sigurimit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ka qenë disa herë, është reduktuar disa herë dhe për arsye të mira”, tha Hoxha, derisa shtoi se Shqipëria ka kontribuar për ta zvogëluar numrin e diskutimeve për Kosovën në KS të OKB-së.

Ai tha se reduktimi ka ndodhur për dy arsye. “Së pari, asgjë e madhe nuk ka ndodhur dhe së dyti Këshilli i Sigurimit nuk ka ndihmuar në të vërtetë në procesin e dialogut. Siç e dini procesi i dialogut është transferuar në Bruksel”, tha ambasadori.

Hoxha tha se po të arrihet që marrëveshja e fundit Kosovë-Serbi s’do të jetë nevoja më që tema për Kosovën të shtrohet në Këshill të Sigurimit. Ai tha se marrëveshja e nxjerr Serbinë nga lidhja e saj me ish-Jugosllavinë dhe Kosovës i hap rrugën e integrimit në BE.

 

ME TE LEXUARAT