Fëmijët nuk kalojnë dot më në Mal të zi vetëm me certifikatë, ja çfarë ju duhet

Kosovë&Rajon

Fëmijët nuk kalojnë dot më në Mal të zi vetëm

Të gjithë fëmijët që nuk kanë mbushur ende moshën 18 vjeç nuk do munden më të kalojnë kufirin Kosovë-Mali i Zi vetëm me një certifikatë lindjeje.

Vendimi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ndër të tjera thuhet  se tashmë të gjithë këta persona duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm për udhëtim .

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“MPJD njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, se për kalimin kufitar në Malin e Zi, edhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi. 

Vendimi për hyrjen në Malin e Zi të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe të miturit, vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi, është tashmë në fuqi”, njofton MPDJ

ME TE LEXUARAT