"Faton Hajrizi nuk është hero...", Albulena Haxhiu: Ka kryer vepra të rënda penale!
Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu tha se Faton Hajrizi nuk mund të quhet hero pasi ka pasur vepra të rënda penale.
Haxhiu konfirmoi se do të shqyrtohet një autopsi e re për të arratisurin nga një burg i Kosovës që u vra nga Serbia me pretendimin se qëlloi me armë për vdekje një polic serb.
“Për mua është shqetësuese apo më duhet me thënë është shqetësues diskursi dhe vlerat që po tentohet t’i humbin si shoqëri. Nuk mundet të quhet hero një person i cili ka vepra të rënda, i cili ka plagosur policinë e Kosovës, i cili është dënuar për vepra të rënda kriminale.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pas reagimit dhe qasjes që kam pasur kam pranuar kërcënime nga individ të ndryshëm. Për të shmangur çfarëdo situate e kemi pa të kemi masë mbrojtëse. Ndoshta mund të konsiderohet riautopsia e trupit të Faton Hajrizit.
Dje është thënë se gjurmët përputhen me personat por natyrisht se na duhen informatat më të rëndësishme.”
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, i bëri deklaratat pasi u thirr për të dytën ditë radhazi nga Prokuroria Speciale.
Ajo konfirmoi se është pyetur për deklaratat e saja për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës si dhe sqarimit të deklaratës së saj lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara.
Haxhiu akuzoi prokurorinë se po përpiqet të pengojë reformën në drejtësi dhe se nuk merret me çështje serioze si sulmi në Banjskë apo ai në Ujman. Ministrja shtoi se mund të thirret nga prokuroria edhe si e dyshuar.