Masakra me 10 të vrarë dhe 6 të plagosur, qeveria e Malit të Zi merr vendimin urgjent

Kosovë&Rajon

Masakra me 10 të vrarë dhe 6 të plagosur, qeveria e Malit të

Ditën e djeshme, 34 vjeçari Vuk Boriloviç ka vrarë 10 persona dhe ka plagosur 6 të tjerë në Cetinja të Malit të Zi.

Autoritetet thonë se ende po përcaktojnë pse 34-vjeçari vendosi të kryejë atë “akt të urryer” dhe bën thirrje për solidaritet me familjet e viktimave.

Qeveria e Malit të Zi ka shpallur tri ditë zie për tragjedinë e ndodhur.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në përputhje me Vendimin e Qeverisë, ditët e zisë janë të shtunën, të dielën dhe të hënën, përkatësisht datat 13, 14 dhe 15 gusht 2022.

Me rastin e zisë treditore, Qeveria njoftoi se flamujt do të vendosen në gjysmështizë në të gjitha objektet e organeve shtetërore dhe objektet e organeve të vetëqeverisjes lokale dhe publike.

Në përputhje me vendimin, në ditën e zisë nuk do të mbahen programe kulturore dhe argëtuese në vende publike dhe nuk do të transmetohet muzika në objektet hotelierike.

Mediat elektronike dhe mediat e tjera janë të detyruara që përmbajtjen e tyre programore t’i përshtatin përkujtimit të ditës së zisë.

“Me rastin e një ngjarje tragjike të paregjistruar, e cila ka rezultuar me humbjen e jetës së qytetarëve malazezë, Qeveria ka marrë vendim për shpalljen e tri ditëve zie në territorin e gjithë shtetit të Malit të Zi”, thuhet në vendim.

ME TE LEXUARAT