Ekzekutohet një person në Prizren, policia nis ndjekjen e autorit

Kosovë&Rajon

Ekzekutohet një person në Prizren, policia nis ndjekjen e autorit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të dieles në Prizren. Një person është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen “Arbana”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi konfirmoi se një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri. Sipas të njëjtave burime, viktima është një 48-vjeçar me iniciale B.M..

Mediat e Kosovës raportojnë se autori ka qenë duke lëvizur me një automjet. Ai ka qëlluar nga brenda makinës dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia është vënë në kërkim të tij pasi sipas burimeve ai është identifikuar. Të paqarta mbeten motivet ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta të policisë.

ME TE LEXUARAT