E plagosi partnerja me armë zjarri, publikohet foto e parë e Vali Corleones me fashë në këmbë

Kosovë&Rajon

E plagosi partnerja me armë zjarri, publikohet foto e parë e Vali

Vali Corleone është shfaqur publikisht për herë të parë pasi u plagos nga bashkëjetuesja 22 vjeçare në shtëpinë e tij në Gjilan. Ai ka lënë spitalin, ku po kurohej për shkak të plumbit që mori në këmbë.

Edhe në fotografinë e siguruar nga mediat vendase, shihet pranë një personi dhe me një fashë në këmbë.

E plagosi partnerja me armë zjarri, publikohet foto e parë e Vali

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Kujtojmë që dje, Vali reagoi lidhur me ngjarjen, duke thënë se ka qenë vetë ai që i ka kërkuar ta qëllonte.

“Po jam i plagosur nga vajza që e kam rritur vet dhe që e kam si çik e imja, dhe e kam si çik timen absolutely.

Më ka gjuajtur me pistoletë me plumb në këmbën e djatht sepse kemi qenë duke lozur në lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë do e han një plumb në këmbë…

Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe o thash çikës “Më gjuaj tani”! Ajo më tha “Jo babi nuk mundem”.

Unë i thashë “Më gjuaj se jam King”. Kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk më gjuan atëherë do të gjuaj unë ty se nuk zbaton rregullat e bastit të lojës.

Më kuptove qika ime e vogël. Kam babi yt, kingu më gjuaj shpejt fire.

Dhe çika duke i ra lotët më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje, por faleminderit doktorave professional, me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT