E pickoi merimanga, 48-vjeçari humb jetën në spital
Lajmifundit
/
8 Gusht 2024, 19:28
Kosovë&Rajon
Pickimi i një merimange i ka marrë jetën një 48-vjeçari.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pirgos të Greqisë, ku edhe pse ai është transportuar në spital, mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.
Ndërkohë, ndonëse asgjë nuk është bërë e ditur zyrtarisht, nga qarqet mjekësore besohet se pickimi ka ardhur nga një merimangë, jashtëzakonisht e rrallë për këtë zonë dhe helmuese.