E FUNDIT/ Situata në veri heq nga agjenda liberalizimin e vizave

Kosovë&Rajon

E FUNDIT/ Situata në veri heq nga agjenda liberalizimin e vizave

Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Arsyet për këtë janë politike dhe lidhen me situatën në veri të Kosovës.

"Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it [trupi i ambasadorëve] nuk është ideale", tha Presicenda çeke e BE-së në njoftimin për shtyrje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas saj, diskutimi për këtë çështje do të mbahet më 30 nëntor.

ME TE LEXUARAT