E FUNDIT/ Kurti tregon 6 kushtet për pranimin e Asociacionit

Kosovë&Rajon

E FUNDIT/ Kurti tregon 6 kushtet për pranimin e Asociacionit

Kryeministri Albin Kurti ka treguar gjashtë kushtet në mënyrë që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, ai nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive e të zbatohet pas marrëveshjes finale.


“1: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës. 2. Asociacioni nuk mund të jetë mono etnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv, dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimi horizontal të komunave sipas kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje, kreu 5”, tha Kurti.

Ai më pas kërkoi që të drejtat e pakicave të bëhen në parimin e reciprocitetit, duke nënkuptuar këtu që çfarëdo e drejte e serbëve në Kosovë të jetë edhe për shqiptarët në Serbi. “Të drejtat e pakicave kombëtare, dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit mes dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane”, tha Kurti duke numëruar kushtin e tretë.
Po ashtu, si kusht përmendi shuarjen e strukturave ilegale në veri dhe Serbia të pranojë kartën e OKB për raportet ndërshtetërore si dhe të mos pengojë aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“4. Paravendosjes se Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjithë armëve ilegale. 5. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe vetëm pasi ti ketë pranuar parimet e kartës së OKB në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës dhe 6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara të pesë shtete anëtare të BE dhe tek të tjerat për mos pranimin e aplikimin të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2019”, tha Kurti.
Po ashtu, kryeministri kërkoi nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell që të ftojë në takime të shpeshta e të rregullta për të arritur marrëveshjen finale. Duke përmendur planin franko-gjerman, apo të BE-së, Kurti përsëriti se është bazë e mirë për të vijuar diskutimet.

“Këtë propozim e shohim si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe jemi të interesuar të punojmë sa më intensivisht që i njëjti të finalizohet dhe të nënshkruhet nga palët. Andaj kërkojmë nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian. z Joseph Borrell që sa më parë të ftojë në takime të rregullta e të shpeshta në mënyrë që të avancojmë drejt finalizimit. Unë si gjithnjë deri më tani jam i gatshëm që me konstruktivitetin maksimal të kontribuoj në gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme dhe po ashtu të sigurohemi për mekanizma që garantojnë implementim të plotë të saj”, tha Kurti.
Kurti tha se çfarëdo tentative që nene të caktuara të marrëveshjes bazike të këtij plani të nxirren dhe të promovohen si nene ekskluzive, apo parakushte për ecje përpara, janë sa të pakuptimta edhe aq joproduktive.

 

ME TE LEXUARAT