“Duhet të jemi të kujdesshëm”, SHBA-të paralajmërojnë për rrezikun rus , çfarë thuhet për Kosovën

Kosovë&Rajon

“Duhet të jemi të kujdesshëm”, SHBA-të

Këshilltari i lartë në Këshillin e Atlantikut, Ian Brzezinski në një intervistë për Zërin e Amerikës (edicionin në gjuhën serbe) ka folur për ndikimin që mund të ketë konflikti Rusi-Ukrainë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se duhet qenë të kujdesshëm meqë Putin do të përpiqet që të shkaktojë një lloj krize edhe në rajonin e Ballkanit. Brzezinski kur ka folur për këtë rrezik ka përmendur ekzistencën e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe tensionet e ndryshme mes grupeve etnike në Bosnje e Hercegovinë, transmeton Express.

“Putin ka operuar në Ballkan në një mënyrë destrutkvie, nga financimi politik deri tek sabaotazhi. Përfshirë edhe sulmet ndaj depove në Bullgari. Prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm që Putin do të provojë të bëjë diçka për të shkaktuar pasiguri apo një lloj krize në Ballkan. Në Ballkan janë disa tensione mes grupeve të ndryshme etnike ne disa shtete dhe Kosova e Serbia janë një shembull klasik për këtë.Ka potencial për destabilizim në Bosnje, brenda, dhe në raportet me Serbinë.Këto janë shembuj të dukshëm ku ndërhyrja ruse mund të jetë me interes për Putinin si një mënyrë për të nxitur një krizë që do të shpërqendronte vëmendjen e Perëndimit”, vlerëson Brzezinski.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Lidhur me rrezikun e përhapjes së këtij konflikti edhe në Ballkan, për Zërin e Amerikës ka folur edhe Ambasadorja Jennifer Brush, e cila ka shërbyer si zv.shefe në Ambasadën e SHBA-së në Beograd nga viti 2007 deri në vitin 2010.

Ajo beson se eskalim të mundshëm të situatës mund të ketë në “Republika Srpska” dhe në veriun e Mitrovicës, meqë ajo thotë se rusët janë në mënyrë aktive duke inkurajuar popullatën serbe.

“Gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik financoi partitë e krahut të majtë dhe tani rusët zakonisht financojnë ose mbështesin partitë që janë në të djathtën ekstreme të spektrit politik”, ka thënë Brush.

Ajo analizën e saj të impaktit të mundshëm të konfliktit në Ukrainë e ka bërë në konteksin e konceptit të botës ruse dhe asaj paralele serbe.

“Përpjekjet ruse në Ukrainë kanë dështuar në masë të madhe dhe kjo do të ketë një efekt paralel në idenë e zgjerimit të botës serbe. Kjo përpjekje gjithashtu do të dështojë dhe Serbia duhet të qëndrojë brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, të punojë në demokracinë e saj dhe të mos ndërhyjë në politikën e fqinjët e saj. Pra, lufta në Ukrainë ka një aspekt të rrezikshëm (në Ballkan), por mund të ketë edhe një aspekt pozitiv, ky do të ishte fundi i përpjekjeve, dëshirës ose mbështetjes për idenë e një bote serbe. Në fund, Rusia është e vetmja fuqi e huaj që e mbështet këtë ide”, thekson Brush, një diplomate amerikane e vjetër në pension, e cili kaloi një pjesë të konsiderueshme të karrierës së saj në Ballkan.

ME TE LEXUARAT