”Do të bëj masazh”, pezullohet pedagogu. Studentja u përball live: Të kesh turp...!

Kosovë&Rajon

”Do të bëj masazh”, pezullohet pedagogu. Studentja u

Protesta disa ditore e studentëve të Universitetit të Prishtinës, ka prodhuar veç pezullim të pedagogut Xhevat Krasniqi nga detyra në Fakultetin e Mjekësisë. Ai akuzohet nga studentët për ngacmim seksual, është pezulluar nga detyra.

Krasniqi u akuzua nga 27 studentë për ngacmim seksual. Lëvizja Feministe Studentore për disa ditë rresht protestoi para rektoratit të Universitetit. Aktivistët kërkuan shkarkimin e pedagogut, duke cituar fjalët, që sipas tyre ka thënë profesori “Unë jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë, kur dush të bëj masazh”.

Një nga studentet tregoi në protestën e një ditë më parë para Këshillit të Etikës të Universitetit të Prishtinës momentin kur pedagogu i kishte ofruar masazh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ti mu më ke thënë kam be të bo masazh. Pikë. Të kam pa me sy dhe të kam ndi me vesh, mos u ka me lojëra fjalësh. Ti na shkaktu trauma. Nuk mjuafton falja, edhe prindërve tanë u ke shkaktuar stres”, i drejtohet ajo pedagogut, ndërsa studentët e tjerë i thonë se duhet të kërkojë falje dhe të ikë nga puna.

ME TE LEXUARAT