Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tetovë, nënë e bijë dyshohet se u helmuan

Kosovë&Rajon

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tetovë,

Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Prokurorinë Themelore Publike Tetovë janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e ngjarjes në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku një ditë më parë janë gjetur të vdekura nënë e bijë.

Dyshimet e para i ngjajnue një helmimi, teksa do të merren mostra të gjakut dhe urinës edhe nga anëtarët e tjerë të familjes, babai dhe djali për të mësuar nëse edhe ata janë helmuar.

Të gjeturat fillestare nga autopsia e urdhëruar flasin për helmim si shkak të mundshëm të vdekjes së personave, andaj nga të ndjeret janë marrë mostra për analiza shtesë toksikologjike për të përcaktuar shkakun e helmimit. Tek të vdekurit nuk u konstatuan gjurmë të tjera dhune.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit publik do të merren mostra të gjakut dhe urinës edhe nga anëtarët e tjerë të familjes babai dhe një fëmijë tjetër, për të kontrolluar praninë e mundshme të toksinave edhe në to”, theksohet në njoftimin e MPB-së.

Mediat vendase shkruajnë se viktimat janë gjetur nga gjyshja, e cila ka shkuar në cilësinë e mjekes pasi ka marrë një thirrje telefonike për ndihmë në urgjencën e Tetovës.

Këto detaje janë bërë të ditura në raportin e policisë së Tetovës, ndersa bashkeshorti i viktimes eshte arrestuar nga policia per tu marre ne pyetje.

ME TE LEXUARAT