Deputeti shqiptar në Kuvendin serb letër për Escobar: Lugina e Preshevës duhet të përfshihet në...

Kosovë&Rajon

Deputeti shqiptar në Kuvendin serb letër për Escobar: Lugina e

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka dërguar një letër të dërguarit të Posaçëm të SHBA-ve, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes kësaj letre, Kamberi i ka kërkuar Escobarit që Lugina e Preshevës të përfshihet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Deputeti shqiptar shkruan se kjo ishte mundësia e fundit për të zgjidhur çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Në fazën kur ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, duke se dialogut të Kosovës me Serbinë, po i japin një dinamikë të re, në pritje që edhe Lugina e Preshevës të përfshihet, në dialogun të cilin e quan si mundësi e fundit për të zgjidhur çështjen e shqiptarëve, sot, përmes kësaj letre, iu drejtova të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimorë, z. Gabriel Escobar.

Një letër me përmbajtje të njëjtë, do t’ja përcjell dhe Josep Borell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian”-shkruan ndër të tjera Kamberi.

ME TE LEXUARAT