Dalin pamjet, tërmeti i fortë në Greqi la pas muret e plasaritura të godinave
Greqia regjistroi nje tjeter lekundje sizmike pasi Qyteti i Patrës u trondit nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 Rihter mëngjesin e kësaj të premte.
Banorët u panikosën nga lëkundjet e forta ndersa pasoja kane pasur edhe banesat.
Për fat të mirë nga tërmeti nuk pati të lënduar. Por u shënuan dëme materiale.
Tërmeti 5.7 Rihter la pas ndërtesa të dëmtuara dhe të shkatërruara në fshatin Zacharo ku u shënua epiqendra.
Sipas mediave lokale, nga tërmeti janë dëmtuar stadiumi i fshatit Zacharo (ka çarje në muret e tribunës dhe dhomat e zhveshjes), ndërtesa të vjetra dhe ura, ndërsa janë shembur edhe disa mure të vjetër mbajtës.
“Sipas kontrolleve të para të kryera nga ekipet tona, janë shënuar dëme në ambientet e stadiumit”, theksoi kryebashkiaku Kostas Mitropoulos, duke shtuar se “do të qendrojnë të mbyllura për disa ditë për arsye sigurie.
Një kontroll i dytë do behet në stadium për të nxjerrë përfundime më të sigurta për shkallën e dëmit”