COVID-19 në Greqi, konfirmohen 1 269 raste të reja në 24 orët e fundit

Bota

COVID-19 në Greqi, konfirmohen 1 269 raste të reja në 24

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, EDOY konfirmoi sot 1 269 raste të reja me Covid-19, një numër më pak se 1 630 të regjistruar në 24 orët e mëparshme.

Në të njëjtën kohë, sipas informacionit të EODY, 391 pacientë janë të intubuar në ICU, ndërkohë që që nga fillimi i pandemisë, 1,341 pacientë janë larguar nga institucionet shëndetësore.

Gjithashtu EODY konfirmoi sot 36 vdekje të reja të  regjistruara në 24 orët e fundit, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6 504 vdekje.

ME TE LEXUARAT