“Borrel dhe Blinken ikën si frikacakë”, Lavrovit nuk i del e keqja pas incidentit në samitin e OSBE
Ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov akuzoi sot Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell dhe Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken se ishin “frikacakë” sepse “ikën” nga Shkupi pa e takuar atë me rastin e takimit të ministrave të jashtëm të OSBE-së.
“Ata janë thjesht frikacakë, kanë frikë nga çdo bisedë e sinqertë me faktet në dorë”, tha Lavrov në një konferencë për shtyp pas përfundimit të punës, raporton TASS.
Një ditë më parë, kur Lavrov mori fjalën në Samitin e 30 të OSBE, disa ministra të vendeve pjesëmarrëse bojkotuan, duke lënë karriget e tyre e duke dalë nga salla. Lavrov akuzoi anëtarët dhe organizatën se është kthyer në vegël të Bashkimit Europian.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Deklarateve të Lavrov iu përgjigj ashpër ministri i jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani i cili i kujtoi Rusisë qëndrimet e saj ndër vite dhe ndërhyrjet ushtarake në vende të ndryshme sovrane që nga koha e bashkimit sovjetik.