BE-ja arrin konsensus/ Vjen lajmi i mirë për Kosovën

Kosovë&Rajon

BE-ja arrin konsensus/ Vjen lajmi i mirë për Kosovën

Bashkimi Evropian ka arritur në konsensus që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.Siç mëson Radio Evropa e Lirë pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.

Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Paraprakisht, Republika Çeke, e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së, kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që u mbajt javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia dhe Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë.

Sot Grupi Punues për Vizat u mblodh dhe pikë diskutimi patën çështjen e liberalizimit të vizave të Kosovës.

 

ME TE LEXUARAT