Avdullah Hoti: Të ndryshohet menjëherë vendimi që kërkon 3 doza për të hyrë në Kosovë

Kosovë&Rajon

Avdullah Hoti: Të ndryshohet menjëherë vendimi që

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është shprehur sot se ka pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukësi, Lugina e Preshevës, Shkupi e Tetova në lidhje me kërkesën për tre doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë.

Hoti e ka quajtur shqetësuese mungesën e koordinimit të qeverisë së Kosovës me qeveritë në Tiranë, Shkup dhe me Luginën e Preshevës.

 “Këto ditë kam pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukëksi, Lugina e Preshevës dhe Shkupi e Tetova. Kërkesa për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë është vërtetë e pakuptimtë. Shqetësuese është mungesa e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës”, shkruan Hoti në një postim në Facebook.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.


Ai shprehet se vendimi duhet të ndryshohet menjëherë. 

ME TE LEXUARAT