Athina “nën pushtimin” e zjarreve, shënohet viktima e parë 

Kosovë&Rajon

Athina “nën pushtimin” e zjarreve, shënohet viktima e
Prej ditësh Athina po përballet me një situatë të frikshme si rrjedhojë e zjarreve që kanë “pushtuar” vendin. Sipas mediave të huaja mësohet se fatkeqësisht në periferi të Athinës është shënuar edhe viktima e parë.

Trupi i një gruaje është gjetur nga zjarrfikësit brenda një dyqani në Patima Chalandriou, në veri të Athinës.

Gruaja fatkeqe kishte shkuar në punë për të plotësuar orët e punës me qëllim për të marrë në ditët në vijim lejen për pushime. Por, fatkeqësisht flakët e zjarrit që ranë në atë zonë nuk “kursyen” as dyqanin ku dhe ajo punonte.

Duke folur për protothema.gr,  pronarja e dyqanit artizanal konfirmon se gruaja ka tentuar të gjejë strehë në banjën e pallatit, pasi aty është gjetur trupi i saj i djegur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Duke përshkruar komunikimin e fundit që ka pasur me të, ajo thotë se “më telefonoi dhe më tha “është në zjarr”. Unë i thashë asaj: “Çfarë po bën atje” dhe më pas linja u shkëput.

Situata me zjarret vijon të jetë problematike në Greqi. Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Kol Vassilios Vathra tha se kishte ende “shumë zjarre aktive”, kryesisht rreth qyteteve Marathon dhe Penteli.

Në një deklaratë të bërë mbrëmjen e së hënës, ai tha se janë të rrezikuar për shtimin e vatrave dhe se kjo situatë pritet të zgjasë dhe në ditët në vijim.

ME TE LEXUARAT