Albin Kurti këkon falje publikisht për për gafën me ushtrimin e Matematikës

Kosovë&Rajon

Albin Kurti këkon falje publikisht për për gafën me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka tentuar të zgjidhë një problem në matematikë, por ka gabuar në gjendjen e të panjohurës dhe gafa e tij ka përfunduar jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në mediat ndërkombëtare.

Prestigjozja “Politico” e cilësoi gafën e kreut të ekzekutivit kosovar “incident të algjebrës” ndërsa lajmi mban titullin “Kryeministri i Kosovës kërkon falje për ngatërrimin e enigmës matematikore të fëmijëve”.

Ngjarja ka ndodhur kur kreu i qeverisë së Kosovës inaguroi shkollën “Ali Hadri” në Podujevë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I diplomuar për Elektroteknikë në Universitetin e Prishtinës, Albin Kurti mori menjëherë shkumësin, iu drejtua dërrasës së zezë dhe nisi të zgjidhte ekuacionin me një të panjohur. Por e ngatërroi gjithçka duke e nxjerrë X=5 dhe jo 0 siç ishte edhe përgjigjja e sakte.

Aty për aty askush nuk e vuri re gafën e Kurtit, me përjashtim të mësueses së klasës e cila për disa momente mbeti e hutuar teksa shihte përfundimin e ekuacionit.

Por në rrjetet sociale, komentet për Albin Kurtin ishin të shumta. Disa e cilësuan “ekspozim të sofizmit” dhe “demistifikim të mitit” rreth kreut të ekzekutivit, kurse disa të tjerë konsideruan se ky rast zbuloi në thelb “paaftësinë e tij për të menduar”.

Lidhur me gafën në matematikë, Kurti bëri edhe një status në Facebook, ku kërkonte falje për çfarë kishte ndodhur.

Më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese. Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve.

Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0”, shkruan Kurti.

ME TE LEXUARAT