Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë

Kosovë&Rajon

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë zbuloi sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.  Partia e Albin Kurtit VV, mësohet se ka marrë 438 mijë e 334 vota, duke fituar zgjedhjet. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka në një konferencë të drejtpërdrejtë, bëri me dije se në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.

“Numri i votuesve 814 mijë e 122 votues. Numri i votuesve 89 mijë e 257 votues jashtë kutive të votimit. Pjesëmarrja në votime 48.77%. Lëvizja Vetëvendosje ka marr 438 mijë e 334 vota, PDK’ja 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota, AAK’ja 62 mijë e 111 vota. Lista Serbe 44 mijë e 404 vota”, ka thënë Daka.

Lëvizja Vetëvendosje- 49.95% me 58 ulëse

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Partia Demokratike e Kosovës- 16.9% me 19 ulëse

Lidhja Demokratike e Kosovës- 12.64% me 15 ulëse

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës- 7.0,78% me 8 ulëse

ME TE LEXUARAT