Alarmante! Situata e Covid-19 në Kosovë, rritet numri i personave me tuberkuloz

Kosovë&Rajon

Alarmante! Situata e Covid-19 në Kosovë, rritet numri i personave me

Situata e Covid-19 në Kosovë duket e qetë, por është rritur ndjeshëm numri i rasteve me tuberkuloz. Lajmin e dha për mediat në Kosovë, pulmologu Shpëtim Thaçi.

 “Tani kemi një numër më të madh të pacientëve që diagnostifikohen me këtë sëmundje. Pacientët janë pacientë të rinj dhe kemi forma të rënda të tuberkulozit, me ndryshime të mëdha në sistemin respirator.

Të gjithë pacientët që kanë një kollë për një periudhë kohore mbi tre javë, të cilët kanë lodhje e plogështi, djersitje e temperaturë, duhet të shkojnë te personeli mjekësor për një kontrollë”, tha Thaçi.

Nga Programi Kombëtar për Kontrollin e Tuberkulozit, kanë bërë të ditur se viti 2020 në krahasim me vitin 20219 ka pasur një rënie prej 32 për qind më pak raste në Kosovë. Ndërkaq, nga të dhënat epidemiologjike dhe projeksionet ka dal që mund të ketë rritje të rasteve të tuberkulozit në tri vitet e ardhshme. Në Kosovë sipas këtyre të dhënave deri më tani nuk vërehet ndonjë rritje e madhe, por rastet e reja janë më të rënda.

ME TE LEXUARAT