Aktrim filmash, Naimi u shfaq i përlotur në varrimin i Liridonës, çfarë shkruhej në kurorën me lule që i la në varr
Përveç se pagoi për vrasjen e Liridonës, Naim Murseli priti të afërmit dhe miqtë që shkuan për ngushëllim si një bashkëshort mes dhimbjes pas humbjes së nënës së fëmijëve, ndërsa në fund vendosi edhe një kurorë në varrin e saj.
Edhe pse me një skenar të dobët që “fut ujë” në shumë vende, niveli i aktrimit të Murselit duket i denjë për filma.
“Të kujtojnë me mallë burri Naimi, si dhe djemtë” – shkruhet në mbishkrimin e kurorrës me lule të lënë nga Murseli për Liridonën, i cili ka besuar se tashmë nuk do të zbulohej plani kriminal për heqjen qafe të saj.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Shkaku
Policia e Kosovës dyshon se ka qenë një procedurë për divorcin e çiftit ajo që ka shtyrë Naim Murselin që të planifikojë dhe paguajë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës.
Mediat në Kosovë raportojnë se policia ka gjetur dhe sekuestruar pistoletën që u përdor për vrasjen e Liridona Ademajt,10 fishekë si edhe automjetin në të cilën e vranë ekzekutorët.
Murseli dyshohet se e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, ndërsa 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit.
Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur vrasjen, ndërsa edhe ky i fundit raportohet ta ketë pranuar fajësinë.
Ekzekutimi
Liridona Ademaj u va mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë në në ngjarje që fillimisht u raportua si një grabitje, por më pas gjatë hetimeve u zbulua e vërteta.
Policia konfirmoi se truri i planit ishte bashkëshorti i Liridonës, i cili kishte paguar autorin e dyshuar të vrasjes Granit Plava për të çuar në fund porosinë e tij.
Liridona u qëllua teksa ishte në makinë dhe me një shumë të konsiderueshme parash në çantë. Dyshohet se Naim Murseli e ka kurdisur planin edhe duke ditur që bashkëshortja kishte para me vete për të ngurtësuar idenë se gjithçka kishte ndodhur pas një grabitjeje.
Varrimi
Pas vrasjes, Naim Murseli organizoi edhe ceremoninë e varrimit të bashkëshortes duke pritur ngushëllime nga trë tjerët. Madje, në videot e shpërndara ai duket i përlotur përballë të afërmve dhe mediave, ndaj të cilave po ashtu ka reaguar negativisht.
Në një komunikim me mediat, vëllai i Liridonës njoftoi se kisihin kërkuar zhvarrosjen e viktimës dhe kryerjen e një tjetër ekspertize nisur nga fakti se kanë ndryshuar rrethanat e ngjarjes.