Aktivistja shqiptare sqaron deklaratën që nervozoi një popull të tërë: Rrugaçëri nuk është quajtur Xhaka, por...

Kosovë&Rajon

Aktivistja shqiptare sqaron deklaratën që nervozoi një popull

Aktivistja nga Kosova Zana Avdiu ka reaguar sërish sa i përket deklaratës së saj për futbollistin Granit Xhaka, që shkaktoi shumë komente.

Në një intervistë për “Pressing”, aktivistja ka thënë se nuk e quajti futbollistin rrugaç por e kishte me gjestin që bëri ai ndaj bankinës serbe.

“Më vjen keq që një shoqëri krenohet me një gjest të tillë. Rrugaçëri nuk është quajtur Xhaka, por gjesti, veprimi”, ka thënë ajo.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sipas Avdiut, me gjestin e bërë nuk krenohet as vetë Xhaka por një pjesë e qytetarëve.

“Kritika ime ka qenë ndaj njerëzve që i kanë injoruar faktet që na kanë dhënë dhe na japin krenari.

Kemi pasur lojë të shkëlqyeshme të lojtarëve tanë. Kemi pasur një festim dinjitoz të Xhakës dhe Shaqirit. Kemi pasur qindra elemente që na bëjnë krenarë”, ka thënë ajo.

 

ME TE LEXUARAT