A preket edhe Shqipëria? Meteorologët bëjnë paralajmërimin e frikshëm: Do të përballemi me reshjet...

Kosovë&Rajon

A preket edhe Shqipëria? Meteorologët bëjnë

Kyriakos Mitsotakis vizitoi këtë të martë Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, për masat që do të merren për të përballuar motin e keq “Daniel”.

Parashikuesit vlerësojnë se ky është shiu më i madh që vendi ka parë ndonjëherë, madje me shumë sesa ajo që ra me stuhinë ‘Ianos’.

“Është fenomeni më ekstrem që ka ndodhur në rajon për sa i përket sasisë së shiut në një periudhë 24-orëshe. Zakonisht fenomene të tilla ndodhin në tetor dhe nëntor”, theksuan ata.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në takim ishin të pranishëm edhe Guvernatori i Qarkut të Thesalisë, meteorologët dhe stafi i Zjarrfikësve, ku u diskutua për koordinimin për orët e ardhshme të vështira pasi fenomeni është në vijimësi dhe theksoi nevojën për të mbajtur të hapura rrugët drejt spitaleve. Në të njëjtën kohë, u dhanë udhëzime për pritjen e njerëzve kudo që ishte e nevojshme.

Burime qeveritare bëjnë me dije se të gjitha forcat kanë nisur punën që nga mëngjesi për nxjerrjen, pompimin e ujit dhe vijojnë të jenë në rrugë.

 

ME TE LEXUARAT