A jemi një?/ Kosovarët kërkojnë të pajisen me shtetësi shqiptare

Kosovë&Rajon

A jemi një?/ Kosovarët kërkojnë të pajisen me

Avokati Arianit Koci ka kritikuar Republikën e Shqipërisë që nuk po i mbron sa duhet të drejtat e shqiptarëve që gjenden jashtë territorit të saj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Shqipëria duhet t’i pajis të gjithë qytetarët e Kosovës me shtetësi shqiptare.

Sipas tij, kosovarët nuk po diskriminohen vetëm prej Evropës, por edhe prej Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj parasheh neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

A po e bën këtë? Jo sa duhet! Shumicës së politikanëve kosovarë, estradës, afaristëve, dhe personave që kanë gjetur lidhje, i ka pajisë me shtetësi/pasaporta shqiptare.

Rrjedhimisht, ata nuk kanë nevojë me u pajisë me viza. Pse ky diskriminim? Pse nuk na pajisin të gjithëve me shtetësi shqiptare?

A nuk jemi një? Kosovarët nuk po diskriminohen vetëm prej Evropës por edhe prej Shqipërisë!”, ka shkruar Koci.

 

 

ME TE LEXUARAT