A janë implikuar priftërinjtë në sulmet ndaj policisë së Kosovës? Diplomati 'zbërthen' prapaskenat

Kosovë&Rajon

A janë implikuar priftërinjtë në sulmet ndaj policisë

Diplomati Flamur Gashi në një studio televizive u shpreh se sulmi me armë në veri të Kosovës ishte një akt terrorist i planifikuar.

Sipas Gashit tashmë janë duke u verifikuar dhe 20 priftërinjtë që ndodheshin në Manastirin ku u fshehën sulmuesit serb, pasi dyshimet janë se këta priftërinjë bashkëpunonin me sulmuesit.

Sipas informacioneve të policisë së Kosovës, sulmuesit serbë kishin planifikuar që të bënin një masakër me pelegrinët në Kishë dhe më pas të rrethonin policisë e të bënin masakër me ta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ky është një akt terrorist i zhvilluar nga Serbia. Forcat speciale të policisë serbe janë faktuar me armatimet që janë gjetur. Veprimet e tyre I kanë dalë jashtë kontrollit sepse ata kanë vendosur një barrikadë me dy maune në fshatin që bëhet fjalë. Patrulla që udhëheqje nga polici I ndjerë është hasur me këtë barrikadë dhe zjarr nga barrikadat e tyre. Vite më parë në Pejë ka ndodhur ngjarja “Panda” që u organizua nga serbët dhe vrau 12 persona në lokale.

Sot janë në verifikim 20 priftërinjtë që ndodheshin në kishë kur ndodhi ngjarja. Janë rreth 49 persona pjesëmarrës në këtë ngjarje. Sipas info që ka marrë policia e Kosovës kanë arritur në përfundimin që në rrethine s’ka patur civilë serbë dhe ideja ka qenë të bëhej masakër me pelegrinët në kishë dhe më pas të rrethohej policia dhe bëhej masakër për ta. Dyshime ka që ka patur tunel poshtë manastirit dhe pjesa tjetër është se duhet parë dhe 20 priftërinjtë që ndodhin atje.

Ky është një akt terrorist I drejtpërdrejtë që prek marrëveshjen e Kumanovës. Çdo gjë ka qenë e planifikuar dhe informacionet janë që ka patur dhe mercenarë. Kjo bandë nuk ka mundësi të operojë pa aprovimin e Vuçiç.”, u shpreh Gashi.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT