A do e tërheqë Mali i Zi njohjen e Kosovës nëse zgjidhet president? Flet rivali i Gjukanovicit

Kosovë&Rajon

A do e tërheqë Mali i Zi njohjen e Kosovës nëse zgjidhet

Kandidati për president në Malin e Zi, Jakov Milatoviç deklaroi se nëse fiton zgjedhjet presidenciale dhe zgjidhet në krye të shteti, nuk do të tërhiqet nga ratifikimi për njohjen e Kosovës.

Në një intervistë për ABC tv, Milatoviç tha se i qëndron faktit që Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd, Milatoviç u shpreh se të gjitha shtetet në rajon do të ishin të lumtura nëse të dyja vendet do të arrinin një marrëveshje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pyetje: Po përsa i përket Kosovës? Ka pasur zëra se politika në Mal të Zi kërkon një tërheqje nga ratifikimi i Kosovës. Ku qëndroni ju në lidhje me këtë?

Jakov Milatoviç: Jam shumë i lumtur që Beogradi dhe Prishtina, nën çadrën e Bashkimit Europian, kanë nisur këtë dialog. Mendoj që Mali i Zi si dhe të gjitha shtetet e rajonit do të ishin shumë të lumtur në çdo gjë që Beogradi dhe Prishtina vendosin, sepse vetëm rajoni i bashkuar pa kufij dhe pa kostot ekonomike të tyre, rajoni që është inkorporuar në BE, është një rajon i stabilizuar dhe me prosperitet. Me Kosovën, vërtet mendoj se duhet të ndërtojmë urat lidhëse në benefit të njerëzve në Kosovë dhe në Mal të Zi.

Pyetje: E suportoni apo jo faktin që shteti juaj e ka njohur Kosovën si shtet i pavaruar?

Jakov Milatoviç: Është patjetër fakt dhe ne i qëndrojmë faktit. Mendoj se edhe partitë e tjera, të gjitha kanë firmosur një traktat, me duket në fund të vitit të shkuar me historinë e rikonstruktimit me kryeministrin Abazoviç, ku të gjitha partitë njohën faktin duke përfshirë çështjen e Kosovës. Patjetër, po.

Këto janë faktet dhe mendoj se ajo që kemi nevojë është të ndërtojmë rrugët për një zhvillim ekonomik mes vendeve të rajonit që me në fund të shkojmë në nivelin e duhur për BE. Të shpejtojmë integrimin e vendeve tona. Që të kemi akses në fondet e BE që të zhvillojmë infrastrukturën tonë. Di që ekziston një projekt për të ndërtuar autostradën e paqes nga Nish (Nishi i Serbisë, nuk e di si shkruhet), në Prishtinë. Këto janë historitë që promovoj dhe mendoj se është e ardhmja e rajonit.

ME TE LEXUARAT